Problemet me vesh ia shtyjnë Rey Manajt zyrtarizimin te Barcelona

manaj

Rey Manaj pritet të prezantohet gjatë kësaj jave te Barcelona B.

Sulmuesi që do të kalonte sot (e mërkure) te skuadra katalunase, kishte probleme shëndetësore.

AS raporton se transferimi i Manajt do të ndodhë në fund të kësaj jave, shkaku që kishte probleme me veshët e tij.

Stafin mjekësor i skuadrës katalunase i rekomanduar sulmuesit shqiptar që të jetë i durueshëm dhe të kalojë problemin jo edhe aq serioz.

Ata nuk duan që testet e lojtarit të dështojë, e që edhe transferimi i tij do të dështonte nga Albacetes.

Manaj aktualisht luan te skuadra nga La Liga 2, por që transferimi i tij te Bluagranasit është vetëm çështje orësh.

Natyrisht se ky kalim do të jetë një hap i madh për sulmuesin e Kombëtares së Shqipërisë, pasi shumë lehtë mund të depërtojë në skuadrën e parë./telegrafi/