Tetovë, një 5-vjeçar është lënduar rëndë nga gjyshi i tij

12-59-38-283703-trojca-policajci-dobija-otkaz.jpg


Një fëmijë 5-vjeçar është lënduar rëndë derisa gjyshi i tij e parkonte automjetin në oborrin e shtëpisë, kumtoi MPB-ja.


Aksidenti ka ndodhur dje, në fshatin Sellcë të Tetovës, ndërsa rasti është paraqitur pasdite në ora 16:40.


Fëmija është dërguar në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.


Është bërë inspektim në vendin e ngjarjes nga ana e ekipit të SPB Tetovë