Thaçi e quajti “bubic” Bilall Kasamin, do të paditet në gjykatë

IMG_2020-01-16_13-12-00.JPG


Nga Lëvizja Besa kanë paralajmëruar padi ndaj kryetarit të PDSHsë, Menduh Thaçi, për shkak të paraqitjes ofenduese në emisionin “Click Plus”.


Mes tjerash Thaçi e ka quajtur “bubic” kryetarin e Lëvizjes Besa, Kasamin.


Nga Lëvizja Besa kanë thënë se “nuk do të lëshohen në nivelin e Thaçit për të komentuar zyrtarisht akuzat dhe ofendimet e tij”, por se do ta padisin në gjykatë, kurse kompensimin që do ta fitojnë do ta shpërndajnë për qëllime humanitare.