Thaçi nuk i ndal akuzat ndaj Alternativës, kërkon të reagojë prokuroria

menduh

Lideri i PDSH, Menduh Thaçi edhe sonte nuk u ndal. Ai u inkuadrua në emisionin “Clik plus”,  për të akuzuar sërish partinë Alternativa, se kjo parti financohet nga Irani.

“Kam faktet serioze se partia Alternativa financohet nga Teherani dhe Irani. Institucionet duhet të reagojnë.Unë nuk kam takat të bëjë asgjë më shumë. Unë kam një rol simbolik në qeveri, prandaj i ftoj instucionet kompetente të reagojë”, është shprehur ai.

Pas kësaj është inkuadruar në emision edhe përfaqësuesi i Alternativës, Zjed Rexhepi i hodhi posht akuzat e Thaçi ndërsa shtoi se organet e rendit janë të lira për të hetuar mënyrën e financimit të partisë./Zyrtare.net/