UEFA ndrron formacionin për Ronaldon

13-43-57-5d36ea6e100a24333038eff4.jpg


E bujshme. Sipas “Sportsmail” UEFA ka bërë një manipulim serioz duke ndryshuar formacionin e vitit 2019-të vetëm e vetëm për të përfshirë në 11-shen e lojtarëve më të mirë Cristiano Ronaldo. UEFA këtë vit zgjodhi një skemë të çuditshme 4-2-4, e cila përdoret rrallë ose nuk përdoret fare në futbollin e sotëm, për vetë faktin se nëpërmjet votave të tifozëve Cristiano Ronaldo ishte i 4-ti në listë përsa i përket sulmit me Messinj, Mane dhe Lewandowskin që qëndronin përpara tij. Për t’i bërë vend Ronaldos në formacionin e vitit, UEFA ka përjashtuar nga kjo listë mesfushorin e Chelsea-t, Ngolo Kante i cili është i sakrifikuari. Nëse ky burim i Sports Mail, rezulton i vërtetë atëherë kemi të bëjmë me një skandal vërtet serioz.