Zejdi i Alternativës: Thaçi është argat që po kryen detyrat e shërbimeve dhe BDI-së (VIDEO)

zejd

Sekretari i përgjithshëm i Alternativës, Skender Rexhepi – Zejdi ka theksuar në emisionin “Klik Plus” në TV21 se kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi po kryen detyrat e shërbimeve sekrete dhe të BDI-së.

“pyetja kryesore që duhet parashtruar është se cila është arsyeja që ky person merret me këtë çështje kaq të parëndësishme. Kjo është e qartë dhe tejdukshme. Deri sot kemi qenë të bindur se shkaku i frikës nga burgu për keqpërdorimet e bëra zgjedhore, MTH u ka borxh vetëm shërbimeve shtetërore maqedonase, por se edhe shërbimeve të BDI-së u ka kaq shumë borxh, me këtë po bindemi sot. Kjo bëhet për të penguar koalicionimet e ndryshimit”, theksoi Zejdi.