Maqedoni e Veriut/Në Strugë të çajnë qentë e rrugëve

11-58-11-qene-struge.jpg

Thuajse çdo ditë rritet shuma e parave që autoritetet lokale në Strugë duhet t’ua paguajë qytetarëve të cilët janë sulmuar nga qentë endacakë.

Drejtori i ndërmarrjes publike komunale thotë se brenda një muaji pranë tyre arrijnë madje nga dy vendime ekzekutive dhe se paditë kapin shifrën prej qindra mijëra eurove. Rasti i fundit ishte me familjen Uzeiri nga fshati Teferiç i Strugës. Atyre në muajt mars dhe prill vitin e kaluar, qentë endacak tre herë ua kanë sulmuar dhentë dhe viçat.

Por, drejtori i ndërmarrjes shton se nuk kanë para për t’i paguar kompensimet. Por, i tërë problemi ndodh për shkak të qenve të sillen nga zona tjera.

Individë të caktuar tregojnë se në lokacione të caktuara sillen qen nga Dibra dhe Ohri, nga drejtimi i Kërçovës ose nga vende tjera, tek hoteli “Euro”. Njohësit e çështjeve lokale thonë se ndodhë që disa herë të sillen madje nga 30 qen përnjëherë- thotë Ivan Kleçkaroski- drejtor i NP Komunale/ Strugë.

Edhe qytetarët me të cilët bisedoi Alsat, shprehen se problemi me qentë endacak është shumë serioz.

“Tek plazhi ka shumë qen, më saktë tek stadiumi dhe janë shumë agresiv. Sidomos gjinia më e butë dhe fëmijët kanë frikë të kalojnë”.

“Ka shumë qen endacak. Askush nuk mban llogari për to ndërsa sulmojnë njerëz. Askush nuk mban llogari, komuna apo shteti. I sjellin këtu me furgona, i zbresin dhe i lëshojnë nëpër qytet që të bëjnë dëme”.

Ndryshe, Struga ende nuk ka stacion përkatës apo shërbim kompetent për trajtimin e këtyre qenve.AlsatM