Skandaloze/Dy drejtor të shkollave në Vrapçisht, punësojnë gratë e tyre

shkolla

Komuna e Vrapçishtit e zhytur në skandale, korupcion dhe nepotizëm. Në konkursin e fundit të zhvilluar në shkollat fillore dhe atë të mesme gjatë muajit dhjetor 2019 dhe janar 2020 edhe pse ligji për arsim është i qartë, përsëri në kto institucione udhëheqsia e komunës në krye me Isen Shabanin ndërhynë në përzgjedhje të kuadrit arsimorë.

Në përzgjedhje si bazë kryesore meret përkatsia partiake dhe familjare. Në shkollën fillore Naim Frashëri fshatin Negotinë me katër shkolla periferike sistemohen të afërm të ASH-së ku ka shumë raste, por më skandaloze është rasti ku drejtori Bejtulla Kamberi nënshkruan vendim për pranim në punë bashkëshorten e tij A.K.

Nepotizëm klasik i të pangopurve. Në shkollën fillore Sali Lisi fshati Dobërdoll gjithashtu në konkurs bazë kryesore për përzgjedhje meret përkatsia partiake ASH-së dhe nënshtrimi i të padefinuarve ku përsëri më skandaloze është rasti ku drejtori Bujamin Emini nënshkruan vendim për pranim të bashkëshortes së tij V.E.

Nepotizëm klasik. Për këto raste Dega e Bdi-së Vrapçisht informon qytetarët e komunës Vrapçisht por njëkohsisht kemi informuar edhe institucionet përkatëse që të shqyrtojn kto raste që institucionet tona i kthejn në mesjetë. Në qoftë se Inspektorati i arsimit nuk reagon siç ka ndodhur viteve të kaluara ne do të ngrejm padi penale ndaj drejtorëve në fjalë dhe institucioneve tjera që heshtin.