Makina godet një 10 vjeçar në Shkup

policia-e-maqedonise-aksident-750x430-1_1499965838-3855149-6pl5bhq7z7av6leqm9jp445ncbqctzd81qypflmow8w

Një fëmijë i moshës 10-vjeçare është lënduar rëndë në një aksident trafiku në bulevardin “Mito Haxhi Vasilev-Jasmin” në Shkup.

MPB-ja bëri të ditur se mbrëmë në orën 21:15 ishte denoncuar se në bulevardin “Mito Haxhi Vasilev-Jasmin” një automjet i markës “Mazda” me targa të Shkupit i drejtuar nga D.D. (32) nga Shkupi kishte goditur fëmijën këmbësor të moshës 10-vjeçare. Në këtë aksident fëmija kishte marrë lëndime të rënda trupore, pas çka ishte dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit” për dhënien e ndihmës mjekësore.

Është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes nga ekipi mbikëqyrës i SPB Shkup.