Spanja kampione e Europës në hendboll

SPANJA

Përfaqësuesja e Spanjës është kampionia e re e Europës, pasi në finalen e madhe fitoi Kroacinë me rezultatin 22:20. Spanjollët ishin më dominues në përballjen e madhe finale të kompeticionit europian, me pjesën e parë qe e mbyllën me avantazh 12:11, ndërsa deri në fund arritën ta mbajnë ritmin për të rrëmbyer sërish titullin e kampionit të Europës.

Golashënuesi më i mirë i ndeshjes nga radhët e Spanjës ishte Gomez me 5 gola të realizuar, ndërsa Makeda shënoi 3 tjerë. Ndërkohë te Kroacia, Karaçiq rezultoi të jetë më i miri me 4 gola, përderisa Mariq dhe Stepançiq shënuan nga tre gola. Kujtojmë që në vendin e tretë në këtë Europian përfundoi Norvegjia, pasi fitoi duelin me Slloveninë./Shenja/