Greqia jep nga 3.000 euro në muaj për të rinjtë që kthehen në vend

Pupils demonstrate in central Athens on April 22, 2019 against a new educational reform, changing the exams system for higher education. - During nearly a decade of cuts imposed as Greece struggled to avert national bankruptcy, public education and health were among the sectors hit the hardest as the country lost a quarter of its national output. Amid sweeping layoffs, wage cuts and tax hikes, many found themselves unable to keep up with their social insurance contributions, and were therefore pushed out of state-provided health support. (Photo by LOUISA GOULIAMAKI / AFP)        (Photo credit should read LOUISA GOULIAMAKI/AFP via Getty Images)

“Ju lutem, kthehuni!”. Kjo është thirrja gati dëshpëruese e qeverisë greke drejtuar të rinjve të talentuar të cilët kanë lënë vendin pas krizës ekonomike.

Për t’i inkurajuar që të kthehen autoritetet greke kanë krijuar një skemë të quajtur “Rebrain Greece” duke u ofruar rroga mujore rreth 3000 euro në muaj. Një përfitim të tillë pritet ta marrin 500 të rinj të cilët rezultojnë si më të mirët. Kostoja e këtij projekti do të mbulohet në masën 70% nga ministria e Punës.

“Kjo është përpjekja e parë nga qeveria greke, e cila synon që të krijojë kushte për një rikthim gradual” – është shprehur Konstantinos Agrapidas, një figurë kryesore e kësaj ministrie që po merret me këtë projekt.

Sipas të dhënave, vlerësohet se më shumë se 500 000 persona u larguan nga Greqia gjatë periudhës së krizës. Kjo gjë shkaktoi tkurrjen e ekonomisë me 25% , ndërsa vlera e papunësisë kapin shifrën 28%.

Nga ana tjetër, deri në vitin 2050, sipas studimeve, pritet që popullsia greke të tkurret me 800 000 deri në 2.5 mln, ku një në 3 persona do të jetë mbi 65 vjeç. Si kundërpërgjigje qeveria greke ka ofruar bonuse financiare prej rreth 2000 euro për çdo lindje.

Kapitali njerëzor është eksporti numër një i Greqisë, sipas një raporti të “Endeavour”, një organizatë globale jofitimprurëse. Ajo thotë se ikja e trurit gjeneron, çdo vit 9,1 miliardë euro taksa për vendet në të cilat shkojnë të jetojnë grekët ndërsa vetë Greqia harxhoi 8 miliardë euro për të arsimuar këta njerëz.