Juve me Ronaldon mposhten nga Napoli i Elmasit dhe Hysajt

juve-napoli

Juventus jo vetëm që nuk përfiton nga ndalesa e Interit dhe Lazios, por ka pësuar një humbje ndaj Napolit. Bardhezinjtë janë mposhtur 2-1 në “San Paolo” në një ndeshje shumë të dobët.

Vendasit ishin më të qartë dhe këmbëngulës, ndërkohë që në krahun tjetër Ronaldo, Higuain dhe Dybala nuk ishin në mbrëmjen e tyre më të mirë. Napoli zhbllokoi ndeshjen në minutën e 62-të me Zielinskin, që e kishte të thjeshtë për ta devijuar topin në rrjetë.

4 minuta nga fundi, Insigne shënoi një gol të bukur me një goditje fluturimthi. Ronaldo reagoi menjëherë duke rihapur ndeshjen në minutën e 90-të, teksa gjen golin prej 8 ndeshjesh radhazi.

Juventus pëson humbjen e dytë sezonale, ndërkohë që mban ende kryesimin me 51 pikë./Kohajone/