Mësohen viktimat që vdiqën bashkë me Kobe Bryant

bryant

Lajme edhe më të hidhura kanë ardhur nga Amerika, teksa mediumet raportojnë se bashku me Kobe Bryant ishte edhe vajza e tij 13 vjeçe, transmeton albinfo.ch.

“Kobe Bryant ishte në helikopter me vajzën e tij, Gianna që vdiqen nga rrëzimi i helikopterit në Calabasas.

Pos Kobe Bryantit dhe bijës së tij, Giannas, është mësuar se në helikopter në momentin e aksidentit fatal ishin edhe një bashkëlojtare e Giannas, prindi i saj, dhe piloti.

Sipas burimeve nga ESPN thuhet se helikopteri ishte duke udhëtuar për një lojë basketbolli për vajzen Gianna.

Kobe ishte i martuar me Vanessa Bryant dhe kishin katër vajza, teksa fëmiju më i ri u lind në vitin 2019 dhe më e madhja është Natalia, 17 vjeçare. /Albinfo.ch.

Kujtojmë se Bryant ishte ylli i Los Angeles Lakers për shumë vite me radhë. Përveç që ka fituar katër herë titullin e NBA me këtë ekip, ai po ashtu është zgjedhur disa herë MVP dhe është koshashënuesi i katërt më i mirë në histori të NBA’së.