Aksion policor në Gërçec arrestohet një person

auto_Policia-e-MaqedonisC3AB-sC3AB-Veriut1552232395.jpg

Një person është arrestuar gjatë një aksioni nga policia e Shkupit në fshatin Gërçec, ndërsa një tjetër është ende në kërkim. Të dy, të cilët janë të afërm, janë të akuzuar për armëmbajtje të paligjshme dhe trafikim të ar mëve të zjarrit, njoftojnë nga MPB-ja, përcjell in7.

Zeqarija J. (34) është personi i arrstuar, të cilin policia menjëherë para gjykatës ku iu caktua masë paraburgimi prej 30 ditësh, ndërsa i dyshuari i dytë, Abdulrahim J. (40), nuk u gjet. Por edhe për atë në procedurë të shpejtë u ngrit aktpadi për armëmbajtje të paligjshme dhe trafikim të armëve të zjarrit.

Aksioni i SPB-Shkup pasoi një incident në 7 dhjetor të vitit të kaluar, kur u sekuestruan armë në këtë fshat.

Sipas informacionit të policisë, dy banorët e fshatit Gërçec në Shkup njiheshin si autorë të krimit të dhunshëm dhe trafikimit të paligjshëm të drogës dhe armëve.