Ermal Fejzullahu surprizon gruan e tij

ermal

Ermali dhe Ariana Fejzullahu kanë treguar shpesh pjesë nga mënyra e jetesës luksoze. Këngëtari njihet për dhuratat që i bën bashkëshortes, ndërsa këtë herë ka menduar ta surprizojë ndryshe.

Një automjet i tipit të fundit Range Rover ka qenë zgjedhja e Ermalit për Arianën. Ai ka ndarë një video të makinës me ndjekësit, ku shkruan: “E gëzofsh, Ariana”. Nuk është hera e parë që këngëtari i dhuron bashkëshortes këtë lloj automjeti, por duket se modeli i ri nuk e ka lënë Ermalin indiferent.

Range Rover njihet si një nga firmat më të kushtueshme, ndërsa vlera e prodhimeve të fundit e kalon shifrën prej 100.000 dollarësh. Një dhuratë, që me siguri e ka lumturuar Arianën pa masë. /Neës31.al