Irina Shayk flet për herë të parë për ndarjen nga partneri

irina

Modelja e njohur Irina Shayk është shprehur për herë të parë lidhur me ndarjen e saj nga partneri Bradley Cooper.

“Mendoj se në të gjithë lidhjet e mira ti nxjerr në pah më të mirën dhe më të keqen dhe diçka e tillë është në natyrën njerëzore. Dy njerëz shumë të mirë nuk duhet domosdoshmërisht të bëjnë një çift të mirë. Mendoj se duhet të ndihemi me fat që jetuam diçka të tillë me njëri-tjetrin. Jeta pa Bradleyn është diçka e re. Është e vështirë të gjesh një balancë midis të qënit një nënë beqare dhe një grua që punon. Më besoni kaditë që zgjohem dhe nuk e di se çfarë do të bëj,”-është shprehur Shayk.

Çifti i dha fund marrëdhënies së tyre gjatë vitit 2019.Ata kanë së bashku një vajzë 3-vjeçare, Lea De Seine./Opinion.al/