Tifozët dëshirojnë që Brajant të jetë logo-ja e re e NBA-së

KOBE BRYANT 2

Pas vdekjes befasuese të legjendës së basketbollit Kobi Brajant, tifozët kanë nisur të kërkojnë një nderyshim të madh në NBA. Bëhet fjalë për logon e famshme të NBA, e cila duhet të ndryshohet me një foto të Kobi Brajantit, prandaj tifozët kanë nisur një peticion në change.org për të nderuar siç duhet këtë legjendë që vdiq në mënyrë tragjike. Aktualisht lojtari që është përdorur në logon e famshme të NBA është pikërisht Xheri Uest, i cili ka qenë trajneri që ka aktivizuar për të parën herë Brajantit te LA Lejkers.