Barcelona në bisedime me Rodrigon

Rodrigo-Moreno.

Barcelona është duke negocuar me Valencian për transferimin e sulmuesit Rodrigo Moreno.

Lajmin e ka bërë të ditur trajneri i Valencias, Albert Celades, të martën. Barcelona po kërkon një sulmues për ta zëvendësuar Luis Suareizn, që pritet të mungojë rreth katër muaj shkaku i lëndimit të gjurit.

“Rodrigo është lojtar që mund të bëjë dallimin, për këtë arsye Barcelona po e kërkon atë. Ne të gjithë e dimë se negociatat po zhvillohen dhe nuk e fshehim këtë”, ka thënë Celades.

Presidenti i Valencias, Anil Murthy, ka qenë në Barcelonë për të negocuar me agjentin Jorge Mendes rreth marrëveshjes për sulmuesin. Pritet që Barcelonës transferimi t’i kushtojë 60 milionë euro. Valencia në fundjavë e mposhti Barcelonën 2:0, ku Rodrigo u paraqit si zëvendësues.