Është gjetur djaloshi nga Kumanova i cili ishte paraqitur si i zhdukur

policija-999sss-800x445

Djaloshi 11 vjeçar nga Kumanova është  gjetur prejse  të hënën  ishte paraqitur se është larguar nga shtëpia, kumtuan sot nga MPB.

Djaloshi është gjetur dje në orët e pasdites në terrenet sportive në lagjen “Goce Dellçev”.

“Më 28.01.2020 rreth orës 17:00 në terrenet sportive të lagjes “Goce Dellçev” në Kumanovë/  është gjetur i mituri  për të cilin më 27.01.2020 në orën 19:50 babai i tij A.A.(40) nga Kumanova ka paraqitur se ka ikur nga shtëpia”, informojnë nga MPB.

Babai i djaloshit dje ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen e tij.