Izraeli plagosi 10 palestinezë gjatë protestave

palestina-1-696x391

Ushtarët izraelitë kanë plagosur dhjetë palestinezë gjatë protestave në Bregun Perëndimor pasi presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, shpalosi planin e tij të njëanshëm të paqes në Lindjen e Mesme, raporton Anadolu Agency (AA).

Shpallja e propozimit të shumëpritur në Shtëpinë e Bardhë për Palestinën dhe Izraelin nga Trump dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, u prit me zemërim.

Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe e Palestinës tha se ushtarët izraelitë intervenuan në hyrjen veriore të qytetit Al-Bireh me plumba plastikë dhe granata gazi lotsjellës.

Në njoftimin theksohet se pesë persona u plagosën nga plumbat plastikë, tre pësuan djegie dhe dy u prekën nga gazi lotsjellës.

I ashtuquajturi plani i paqes anulon në mënyrë të njëanshme rezolutat e mëparshme të OKB-së për çështjen palestineze dhe i jep Izraelit pothuajse gjithçka që ka kërkuar.

Mijëra protestues dolën në rrugë në pjesë të ndryshme të Palestinës dhe Amanit.

Hashtag “#FreePalestine” në Twitter po ashtu u bë shpejt trendi kryesor në botë.