Samosenkos “s’ja mban” të shtyhet me Shkëndijën dhe Ecologun, tërhiqet nga Vardari

21-17-17-samsonenko.jpg

Sergej Samsonenko ka njoftuar për tërheqjen e tij nga klubi futbollistik i Vardarit. Këtë vendim ai futbollistëve ua ka thënë në Antalia të Turqisë, shkruan Sportmedia.

Sipas medias në fjalë, lajmin Samsonenko lojtarëve ua ka kumtuar pas përfundimit të ndeshjes me Cërvena Zvezdën, ndeshje kjo që përfundoi pa fitues. Lojtarëve u është thënë që  janë të lirë që të gjejnë klube tjera.

Pritet që këtyre ditëve Samsonenko ta kthej klubin nën menaxhim të Qytetit të Shkupit.

Po ashtu përpos klubit të futbollit, i njëjti fat si duket e pret edhe klubin e hendbollit.

Këta paralajmërime shkojnë në favor të Shkëndijës e cila gjithsesi se edhe me Samsonenkon në Vardar, po përgatitet maksimalisht për të luftuar në pranverë të rrëmbej titullin e tretë me radhë kampion i vendit. /SHENJA/