Zyrtare: Arsenali e huazon Pablo Mari nga Flamengo

15-29-56-pablo-mari-arsenal-logo_1ni7y5x3itp1918e2yspe79j5h-600x360.jpg

Arsenali e ka kompletuar transferimit e mbrojtësit spanjoll Pablo Mari nga Flamengo, të mërkurën pasdite, në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni 2019/20.

26-vjeçari është transferuar në Emirates në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni, pasi sot i kompletoi testet mjekësore në Londër, transmeton Gazeta Express.

Topçinjtë u detyruan t’i shpenzojnë vetëm pesë milionë euro për ta huazuar atë, mirëpo e kanë opsionin për ta blerë në mënyrë permanente futbollistin gjatë afatit kalimtar të kësaj vere.

Mari arriti në Angli me drejtorin teknik të Arsenalin, Edu, në fundjavë për t’i finalizuar edhe detajet të transferimit të tij. Megjithatë, ai u detyrua të kthehej sërish në Brazil pasi që negociatat hasën në pengesa.

Megjithatë, Topçinjtë s’u dorëzuan në tentimin për ta arritur marrëveshjen për mbrojtësin spanjoll dhe në fillim të kësaj jave e bëri një hap të madh përpara drejt finalizimit të marrëveshjes me Flamengon.

Marit iu dha e drejta të kthehet në Londër dhe ta kompletojë transferimin në Emirates. Ai mund të debutojë për klubin londinez qysh këtë fundjavë. /Gazeta Express/