Fëmijët vuajnë më shumë nëse rriten me prindër të palumtur

femijet

“Ne nuk po ndahemi për shkak të fëmijëve”, kjo është frazë të cilën me siguri se keni pasur rastin ta dëgjoni shumë shpesh.

Por, një studim së fundmi thotë se një martesë jo e lumtur mund të ishte më e dhimbshme për fëmijët sesa divorci.

Është se fakt se divorci dëmton të gjithë, e përfshirë më së shumti fëmijët.

Sidoqoftë, në situata afatgjate, fëmijët vuajnë më shumë nëse rriten vazhdimisht me prindër të palumtur, sesa divorci i tyre.

Sipas studimit, nëse fëmijët rriten në një ambient ku prindërit vazhdimisht “luftojnë”, ata do të jenë në gjendje të kopjojnë modelin toksik të prindërve të tyre.