Vazhdon gjykimi për rastin “Reket”

Reket_30-2-1

Në Gjykatën Penale në Shkup sot vazhdon gjykimi për rastin “Reket”, Procesi gjyqësor ndodhet në procedurë dëshmuese dhe duhet të vazhdojë me prezantim të dëshmive.

Gjyqin e udhëheq gjykatësja Vaska Nikillovska Masevska, ndërsa përfaqësues i padisë është Vilma Ruskoska.

Prokuroria Publike Themelore për përndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit në tetor të këtij viti shtroi aktakuzë kundër Bojan Jovanovskit, Katica Janevës dhe Zoran Milevskit.

I akuzuari i parë Jovanovski dyshohet se ka kryer vepër penale “larje parash dhe të ardhura të tjera si vepër penale”, ndërsa Janeva dhe Milevski për “pranimin shpërblimit për ndikim të jashtëligjshëm”. E akuzuara e dytë Janeva ngarkohet edhe se ka kryer vepër penale “keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe autorizimit”.

Në seancën e parë për rastin “Reket”, që u mbajt më 3 dhjetor vitin e kaluar, i akuzuari i tretë Zoran Milevski-Kiçeec e pranoi fajin, me ç’rast u dënua me tre vjet burg.