Kupa e Italisë: Milan – Juventus – në ‘San Siro’ pritet spektakël

untitled

Sonte me fillim nga ora 20:45, në ‘San Siro’, do të zhvillohet ndeshja Milan dhe Juventus, në kuadër të gjysëmfinalës së Kupës së Italisë.

Të dy gjigantet italiane vijnë pas humbjeve në kampionatin italian, dhe shpagimi i zhgënjimit në ligë do të synohet të kthehet në kupë.

Juventusi vjen pas humbjes kundër Hellas Veronas, e cila ngjalli jo pak pakënaqësi në kampin ‘Biankoneri’, dhe fitorja kundër Milanit është e domosdoshme për skuadrën, e veçanërisht për Maurizio Sarrin që gjendet në një presion të madh mediatik pas lëshimeve që ndodhën në Serie A.

Ndërkohë që për Milanin, ‘Derby della Madonnina’ ishte një shuplakë e forte në luftën për një vend në top katërshe dhe duhet të përligj çdo rezultat tjetër pos fitorës në mbrëmjen e së enjtës (sonte).

Për mysafirët Giorgio Chiellini dhe Douglas Costa janë mungesat, ndërsa Milani nuk pritet të ketë ndonjë hendikep të madh në formacionin bazë, gjë që i lehtëson punët për Stefano Pioli.

Ndeshjet në mes këtyre dy skuadrave gjithnjë kanë ditur të dhurojnë spektakël, ku golat dhe emocionet nuk pritet të mungojnë as këtë herë.

Në pesë ndeshjet e fundit kundër ‘Rossoneri’, ‘Zonja e Vjetër’ nuk njeh humbje, për rrjedhojë do të tentojë ta ruajë këtë ecuri fantastike, kurse për palën tjetër fitorja do të thotë edhe largim nga ‘mallkimi’ kundër rivalëve të përjetshëm.

Ndonëse sfidat e tilla janë të paparashikueshme, Juventusi shihet si favorit në këtë sfidë marrë parasysh kualitetin dhe vazhdimësinë e treguar përgjatë viteve të fundit.