Ronaldo e shpëton Juventusin në fund

Juve-Milan - Ibra-Ronaldo

Gjysmëfinalja e dytë e Kupës së Italisë e zhvilluar sonte ndërmjet Milanit dhe Juventusit është mbyllur me barazim 1:1. Të dyja skuadrat nuk shkuan më shumë se një barazim, duke lënë që ndeshja e kthimit të vendos fatin e kualifikuesit për në finalen e madhe të Kupës së Italisë.

Golin për kuqezinjtë e realizoi Rebiç në minutën 61-të, ndërsa barazimi erdhi në shtesat nga Ronaldo që realizoi nga pika e bardhë. Milani ndeshjen e mbylli me një futbollist më pak në fushë, pasi nga loja me karton të kuq u përjashtua Hernandez në minutën 71-të.

Gjithashtu në fushën e lojës, pamë edhe super-përballjen ndërmjet dy gjigandëve si Kristiano Ronaldo nga radhët e Juves dhe Zllatan Ibrahimoviç të Milanit./Sportmania.al