Sonte Milan-Juventus, përballë gjigandët Ibrahimoviç-Ronaldo

iBRA-RONALDO

Përballje titanësh sonte në ‘San Siro’, aty ku do të përballen dy futbollistët që së bashku kanë shënuar 1261 gola. Fjala është për për Zlatan Ibrahimoviç, i cili gjatë karrierës së tij ka shënuar 538 gola, dhe Kristiano Ronaldon, që ka të shënuar plotë 723 gola.

Kësisoj përballja Milan – Juventus nuk do të jetë vetëm një përballje mes klubeve më të trofeshëm  në Itali, por do të jetë një përballje edhe mes dy ndër futbollistëve më të mirë në histori, Zlatan Ibrahimoviç vs Kristiano Ronaldo.

Deri në janar, ylli i “Serie A”, më i veçuari ishte natyrisht, Ronaldo, por me ardhjen e Ibrahimoviç vëmendje ka kaluar edhe te suedezi.

Ata ia kanë dhënë shumë këtij sporti, dhe kanë një karrierë të pasur me trofe e rekorde historike.

Njëri 38 vjeçar, tjetri 35 vjeçar, por ende duke lënë gjurmë në fushë, ashtu siç do të tentojnë të bëjnë edhe sonte.

Ata do të japin më të mirën për ekipet e tyre përkatëse që të dalin fitimtarë, pasi përveç rivalitetit mes Milanit e Juves, tani më rivalitet ka edhe mes Ibrës e Ronaldos, që së bashku siç theksuam më lartë kanë të shënuar plotë 1261 gola.
Ndeshja mes Milanit dhe Juves do të zhvillohet në ‘San Siro’ nga ora 20:45 në kuadër të ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Italisë.