3 yje në Dortmund nga Beka Event

Do të jenë 3 artistë mjaft tē dashur duke nisur nga bilbili i veriut Fatmira Breçani, këngëtari i muzikës “live” Bajram Gigolli e reperi mjaft i mirë Gold AG. Ky koncert do të mbahet në Dortmund nga organizatori i njohur Bekir Zenuni apo BEKA EVENT ku në këtë koncert me 3 yje të muzikës festohet 12 vjetori i Pavarësisë së Kosovës dhe 30 vjetori i organizimeve shumë të suksesshme të kësaj kompanie. Vetë organizatori i njohur shkruan kështu në profilin e tij në Facebook: “Të dashur Bashkëatdhetar , jemi në prag të 12 vjetorit të shpalljës së Pavarësisë së Kosovës . Organizime të shumta anembanë ku jetojnë dhe veprojnë Shqiptarët , e një organizim i tillë edhe në DORTMUND , në vendin e traditës , aty ku festat kanë kuptim. Ti kujtojm e nderojm ata që u flijuan e sakrifikun për lirin e Kosovës, qe ne po e gëzojmë e festojmë sot !. 30 vite me ju ,të festojmë së bashku , ardhja juaj na nderon dhe e bënë edhe më madhështore kremten e Pavarësisë.