Policë nga Kosova do të ketë me 26 mars në Shkup

Todor Proeski

Maqedonia e Veriut dhe Kosova do të përballen me 26 mars në Shkup në ndeshjen e vlefshme gjysmëfinale të Ligës së Kombëve. Kjo ndeshje shumë e rëndësishme për të dyja përfaqësueset ka ngritur shumë interesim të madh nga të dyja palët e tifozëve.

Federata e Futbollit të Maqedonisë si nikoqire e këtij eventi është duke punuar maksimalisht për të organizuar sa më mirë ndeshjen me Kosovën dhe e njejta të kalojë në një atmosferë festive, ndërkohë mësohet se gjatë ditës së ndeshjes do të ketë edhe policë nga Kosova në kryeqytetin tonë.

Një gjë të tillë për mediat në Kosovë ka bërë të ditur Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, i cili ka pohuar se me Policinë e Maqedonisë është nënshkruar marrëveshje për ndeshjen futbollistike, që këtë ndeshje ta menaxhojnë së bashku.

Ai thotë se do të dërgojnë policë dhe patrolla të policëve të trafikut dhe ato patrulluese në qytetin e Shkupit ditën e 26 marsit.