Protestojnë bujqit e Gazi Babës, bllokojnë bulevardin Aleksandar Makedonski

86392080_2506877549534600_3931792308923531264_n-1024x461-1-750x430

Bujqit e komunës Gazi Babë dhe Haraçinë sot, me fillim në ora 13 e 30 kan bllokuar  hyrjen e Shkupit, respektivisht bulevardin Aleksandar Makendoski. Protesta e tyre në këtë formë, u zhvillua për shkak të mos pagesës së dëmeve nga reshjet e breshrit në vitin 2018. Ata shprehen të zhgënjyer nga institucionet përkatëse të cilat, sipas bujqve po tallen me mundin e tyre. Madje, shumë prej tyre ankohen se të mbjellat i kishin kryer me borxhe të cilat tashmë dy vite nuk mund ti shlyejnë.

Bujqit, protestuan edhe të premten e kaluar para Ministrisë së Bujqësisë. Në takimin me përfaqësuesit e këtij institucioni u tha se do të shqyrtohen të gjitha pengesat e pagesës së dëmeve por akoma nuk është gjetur zgjidhje.