Shkup, tre fëmijë në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të gripit sezonal

gripi-600x300

Tre nga 17 pacientet e shtrirë në Klinikën e Fëmijëve ne Shkup ndodhen ne gjendje te rëndë si pasojë e komplikimeve nga gripi sezonal, përcjell GazetaExpress.

Që të tre rastet vuajnë edhe nga disa sëmundje tjera njëkohësisht. Drejtoresha e kësaj Klinike deklaroi se megjithatë ne ventilim mekanik nuk ndodhet asnjeri prej tyre, ndërsa gjendja e 14 pacienteve te tjerë është nën mbikëqyrje te ekipit mjekësor.