Sot seanca për Ligjin për Prokurorinë Publike, tensione mes partive politike

kuvendi 2020

Edhe pse mbrëmë nisi seanca e 135 e Kuvendit ku në rend dite si pikë e parë është Ligji për Prokurorinë Publike, kreu i Kuvendit Talat Xhaferi e ndërpreu ate dhe vazhdimin e saj e caktoi për nesër më mesditë. Kjo pasi për diskutim janë paraqitur më shumë se 30 deputetë. LSDM kërkon që kjo përbërje parlamentare ta miratojë këtë ligj, ndërsa nga ana tjetër kundër është deklaruar VMRO-DPMNE, e cila ka kërkuar që ligji të miratohet nga përbërja e Kuvendit që do të dal nga zgjedhjet e 12 prillit.

Kryeparlamentari Xhaferi po ashtu informoi se janë caktuar dy seanca kuvendore, edhe atë për shkarkim të një anëtari të Qeverisë (Rashella Mizrahi) me kërkesë të kryeministrit Oliver Spasovki dhe për shpërbërje të Kuvendit. Seanca e 136-të për shkarkim të Mizrahit do të mbahet nesër në orën 15, ndërsa për shpërbërje të Kuvendit më 16 shkurt në orën 12.