Zaev: Vendi jonë nuk ka alternativë tjetër përveç të ardhmes evropiane, nuk guxojmë të lejojmë kthimin e nacionalizmit

12-20-34-zaev-vendi-jone-nuk-ka-alternative-tjeter-pervec-te-ardhmes-evropiane-nuk-guxojme-te-lejojme-kthimin-e-nacionalizmit_5e45e2805777e.jpeg

Shpresoj se vendi im, por dhe gjithë rajoni, do të bëjë një hap përpara, sepse mendoj se nuk ka alternativë tjetër, pos anëtarësimit të plotë në BE, theksoi kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në Televizionin Al Xhezeira, lidhur me rekomandimin dhe marrjen e datës për fillim të bisedimeve të Maqedonisë së Veriut me BE-në.

Ai rikujtoi se në samitin e tetorit është bërë një gabim historik për vendin tonë, kur fillimi i negociatave u vonua për disa kohë, por vuri në dukje se me të vërtetë shpreson se gabimi në samitin e ardhshëm do të korrigjohet, duke pasur parasysh se ne si vend, “kemi përmbushur reformat të cilat u kërkuan, ndërsa kjo u konfirmua nga të gjithë liderët evropianë”.

“Marrëveshja e Prespës dhe Marrëveshja me Bullgarinë janë pjesë e hapave të mëdha që ka ndërmarrë vendi ynë dhe për këtë arsye pres në samitin tjetër në maj në Zagreb të sillet rekomandim pozitiv për fillimin e negociatave të vendit tonë me BE-në. Qytetarët tanë e presin këtë, Evropa premtoi dhe nëse dëshiron të motivojë qytetarët nga vendet fqinje duhet ta përmbushë premtimin”, tha Zaev.MEDIAL.mk

“Ne nuk duhet të lejojmë kthimin e nacionalizmit në vendin tonë”, shtoi ai. Ai thekson se duke marrë parasysh të kaluarën dhe gjithçka që pësoi ky vend për shkak të atij nacionalizmi, sot nuk duhet të lejojmë kthimin e saj, por përkundrazi ndërtimin e Ballkanit të shekullin 21 dhe ndërtimin e së ardhmes evropiane të vendit tonë dhe në përgjithësi të ardhmen evropiane të Ballkanit. “Qytetarët atë do ta konfirmojnë në zgjedhjet e ardhshme më 12 prill”, nënvizon së fundmi, lideri socialdemokrat, Zoran Zaev.