Raportonin të vërtetën për koronavirusin në Wuhan, zhduken dy gazetarët kinezë

D4FAA58F-CBC2-4E3B-BFB9-8AB2BC1F3423

Dy gazetarë qytetarë  të cilët raportonin vazhdimisht histori dramatike, foto dhe video nga qytetin epiqendër të koronavirusit, Wuhan janë zhdukur pa lënë gjurmë.Lajmi raportohet nga mediat e huaja dhe bëhet fjalë për Fang Bin dhe Chen Qiushi të cilët ishin angazhuar për të raportuar të vërtetën nga qytetin me 11 milion banorë në Kinë.

Ajo çfarë bie më shumë në sy është që prej ditësh këta dy gazetarë shumë aktivë jo vetëm janë zhdukur por Kina i ka bllokuar edhellogaritë zyrtare apo kanalet online, shkruan ballkanweb.

Nuk dihet çfarë ka ndodhur me dy gazetarët por autoritetet kineze deri tani kanë heshtur. Ata mund të jenë marrë me forcë nga Policia ose janë në karantinë si shumë persona të tjerë në qytetin ku koronavirusi filloi dhe ka shkaktuar tashmë më së shumti viktima.