Artan Grubi: Fitorja fillon sot

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi pas shpërbërjes së Kuvendit për zgjedhjet e 12 Prillit thotë se fitorja e BDI-së fillon nga sot.

“Fitorja fillon sot” ka shkruar shkurt Grubi.

Ndryshe sotpasdite Kuvendi njëzëri me 108 vota “për”, asnjë “kundër” dhe asnjë të “përmbajtur” e ka miratuar vendimin për shpërndarjen e Kuvendit në prag të zgjedhjeve të paralajmëruara të parakohshme parlamentare të caktuara më 12 prill, përcjell TS.

Vendimi për shpërndarjen është dorëzuar nga kryeparlamentari Talat Xhaferi i cili në fjalimin e tij tha se pas konsultimeve të zhvilluara më 10 shkurt me KSHZ-në, dita e sotme është e fundit për shpërndarjen e Parlamentit.
“Përgjigja e KSHZ-së ka qenë se ata mund të sigurojnë rrjedhë adekuate të procesit në afat prej 55 ditësh të momentit të shpërndarjes së Kuvendit për faktin se zgjedhjet e parakohshme ndërlidhen me aktin e shpërndarjes së Kuvendit, jo me vendime politike. Dhe për këtë arsye, duke analizuar dhe përllogaritur gjitha afatet, momenti i fundit i shpërndarjes së Kuvendit duhet të jetë sot me qëllim të sigurohen gjitha afatet dhe procedurat me kohë”, ka shpjeguar Xhaferi.

Ai ka shtuar së të gjitha vendimet që janë sjell në Parlament janë miratuar në interes të qytetarëve dhe shtetit.