Detaje shtesë nga personi i vdekur në malin Sharr

Disa persona që kanë pasion aplinizmin sot kanë gjetur një person të gjinisë mashkull të shtrirë në borë në malin Sharr, respektivisht në kodrat e larta por në gjendje të vdekur. Informacione nga atje theksojnë se viktima nuk mund të identifikohet të paktën për momentin pasiqë fytyrën e ka pasur të prishur gjë që nuk është mundur të shihet se kush mund të jetë por që sipas të njejtave burime, viktima ka shumë gjasa të jetë ndonjë emigrant nga vendet e huaja i cili përmes maleve ka lëvizur për të kaluar edhe kufijtë.