Inter humb nga Lacio dhe zbret në vendin e tretë

Lacio ka shënuar fitore 2:1 në derbin e javës së 24-të në “Serie A” kundër Interit në “Olimpiko” të Romës.

Skuadra e trajnerit Simone Inzaghi deri tek fitorja erdhi vetëm gjatë pjesës së dytë, pasi pjesa e parë foli në të mirë të “zikaltërve”.

Eshli Jang shënoi golin e epërsisë për Interin në minutën e 44-të, ndërsa për fitoren e Lacios u përkujdes dyshja Imobile – Milinkoviç Saviç.

Imobile në minutën e 50-të nga penaltia barazoi shifrat në 1:1, ndërsa golin e fitores Milinkoviç Saviç e realizoi në minutën e 69-të.

Me këtë fitore Lacio tashmë zbriti Interin në pozitën e tretë. “Lacialët” kanë 56 pikë, dy më shumë se Interi, ndërkohë Juventusi me 57 pikë mban pozitën e parë.