Pendarovski ka nënshkruar Ligjin për prokurorinë publike

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, sot pasdite ka nënshkruar Dekretet për Ligjin për prokurorin publike, Ligjin për mbrojtje dhe disa ligje të tjera të cilat sot u miratuan në Kuvend, informojnë nga kabineti i tij,

Në lidhje me kërkesën e partisë politike VMRO-DPMNE, presidenti Pendarovski të mos e nënshkruaj Ligjin për Prokurori publike, presidenti njofton se në përputhshmëri me nenin 75 nga Kushtetuta: “Presidenti është i detyruar të nënshkruaj dekretin, nëse sipas Kushtetutës, ligji është miratuar me shumicë prej dy të tretave nga numri i përgjithshëm i deputetëve”, ndërsa Ligji për prokurori bie në këtë kategori.

Presidenti Pendarovski, po ashtu, shkruan se nëse dikush ka ndonjë vërejtje në lidhje me kushtetutshmërinë e ndonjërit ligj, atëherë çdo qytetarë mund të dërgoj iniciativë deri tek Gjykata Kushtetuese si organ kompetent. /SHENJA/