Zekolli: Rini, largohuni, ikni nga këtu, nuk ka të ardhme

Analisti politik dhe ish diplomati, Arsim Zekoli përmes një statusi të fundit ka shkruar se Ligji për prokurorinë publike do të kalojë dhe shton se këtu nuk ka të ardhme për të rinjtë.

“Kriminelët e të tre partive do të festojnë, të mbrojtur nga Burns, Zhbogar, Galloway”, ka shkruar ai në Tuitter.

Kjo është arsyeja pse ai i dërgon një mesazh të rinjve: ikni, largohuni!