Bastoret e favorizojnë Maqedoninë në përballjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Maqedonisë me 26 mars në arenën “Todor Proeski” në Shkup zhvillon ndeshjen kundër Kosovës, ndeshje kjo e vlefshme për gjysmëfinalet e Ligës së Kombeve në Ligën D, por që është e vlefshme edhe për kualifikime në Euro 2020.

Fituesi i këtij takimi do të takohet me fituesin e takimit tjetër mes Bjellorusisë dhe Gjeorgjisë.

Bastoret më të mëdha ndërkombëtare, po e shohin Maqedoninë favorite ndaj Kosovës.

Késhtu “Bet365”, “Bwin”, “888 Sport” dhe “Uni Bet”, kanë kuotuar fitoren e Kosovës më të lartë se të Maqedonisë së Veriut.

Kuota tek “Bet365” është 3.10 për fitoren e Kosovës, ndërsa e Maqedonisë së Veriut është “2.37”.

Ndërkaq në bastoret tjera, Kosova ka kuote nga 2.75 deri në 2.85, derisa Maqedonia e Veriut kuotën e ka nga 2.45 deri në 2.5.

Kujtojmë skuadra që shpallet kampion i Ligës D siguron një vend në Kampionatin Europin 2020, që për herë të parë në histori do të organizohet në 12 shtete të ndryshme.