Nesër ditë zie në Kumanovë

Nesër është shpallur ditë zie në Kumanovë, njëzëri vendosën këshilltarët në seancën e sotme të jashtëzakonshme të Këshillit, të caktuar pas ngjarjes tragjike të djeshme në Rramanli, ku në një shtëpi familjare pas shpërthimit të bombolës me gaz dha zjarrit e humbën jetën tre fëmijë, më vonë edhe një burrë 58 vjeçar, ndërsa gjithsej shtatë persona u lënduan.

Flamujt do të ngriten në gjysmë shtizë, ngjarjet kulturore, sportive dhe argëtuese do të shtyhen. Këshilltarët me një minutë heshtje i nderuan viktimat.

Kryetari i Komunës së Kumanovës Maksim Dimitrievski, theksoi se njerëzit e Kumanovës e bashkë-ndjenjë dhimbjen e familjeve Alimi dhe Sakipi.

Ai u bëri thirrje institucioneve kompetente shtetërore ta konfirmojnë gjendjen faktike dhe të japin detaje. Dimitrievski në emër të tij dhe në emër të banorëve të Kumanovës shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave dhe u uroi shërim të lënduarve dhe atyre që janë duke luftuar për jetët e tyre.