Të premten në duel televiziv përballen Zaev dhe Mickoski

Të Premten, në orën 18:30 në Kanal 5, liderët e LSDM-së Zoran Zaev dhe Hristijan Mickovski i VMRO do të kenë përballjen e tyre të parë parazgjedhore në “Duel për të vërtetën”.

Si Mickoski ashtu edhe Zaev tashmë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në debatin prej dy orësh.

Të dy kandidatët për kryeministrin e ardhshëm do të kenë mundësi të barabarta për të shprehur pikëpamjet e tyre, por edhe për të përsëritur pikëpamjet e kundërshtarit politik.

Drejtuesit e partive do të debatojnë për të gjitha temat aktuale në politikën e brendshme dhe të jashtme, me një fokus të veçantë në ekonomi.