Bardhi: Është ndjenjë speciale kur e fiton Realin (VIDEO)

Në fundjavë, Real Madridi u dorëzua në Valencia përballë Levantes dhe Enis Bardhit, duke u mundur me rezultat minimal 1:0.

Reprezentuesit të përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut edhe pse i mungoi finalizimi në këtë përballje me gjigandët spanjoll, shkupjani ishte kryefjala e mesfushës te Levante, duke lënë paraqitje mbresëlënëse përballë mbretërve nga Madridi. Në një intervistë ekskluzive për emisionin ‘Sportmania’, Enisi sqaron ndjenjën e veçant për triumfin ndaj Realit.

“Një ndjenjë me të vërtet e papëshkruar. Real Madridi dhe Barcelona gjithmonë kur fitohen është njdenja aq shumë special, por besoj që gjithë ekipi ka besuar në këtë fitore, ishte ndeshje shumë e vështirë me shumë sakrificë dhe në fund i nxjerrëm tre pikë. Normal këto ekipet e mëdha si Reali dhe Barcelona kur fitohen është njdenjë e mirë, pasi që ato gjithmonë ndjehen superior kundrejt neve dhe ti fitosh ata është një ndjenjë e papërshkrueshme”, tha Bardhi.

Kur luan përballë emrave të mëdhenj si Toni Kros, Modric, Kasemiro e shumë tjerë, emocionet sigurisht se nuk mungojnë, po Bardhi thotë se në fushë gjithçka shihet ndryshe.

“Para ndeshjes të shkon mendja se je duke luajtur me ekipin më të mirë në botë, por kur futesh brenda në fushë je njejtë si ata. Emocionet para ndeshjes janë normale, megjithatë kur arbitri jep sinjal për të filluar ndeshja, atëherë harrohet gjithçka dhe jemi gjithë të njejtë në fushë. Ka shumë përgatitje dhe analiza para lojës, sidomos me këto ekipet që janë në krye të tabelës, dhe i kemi analizuar shumë mirë dhe në fund kishim rezultat”, shprehet Enis Bardhi.

Levante e Enis Bardhit ndeshjen e radhes në kampionatin e La Ligas e luan ndaj Eibarit.