Dy e treta e të rinjve në Maqedoni janë analfabet

Gati dy e treta e të rinjve në Maqedoni janë analfabet funksional. Kjo është theksuar në raportin e ri të Bankës Botërore për vendet e Ballkanit Perëndimor. Nga 70 vende të botës, Maqedonia gjendet në pozitën e 68 para Kosovës dhe Republikës Domenikane.

Analfabetizmi funksional nënkupton se një person është në gjendje të lexojë, shkruajë dhe të flasë në aftësi themelore, por nuk ka njohuri themelore për punën në kompjuter, si dhe njohjen e ndonjë gjuhe të huaj.

Sipas raportit, 40% e popullsisë së Maqedonisë nuk është e përfshirë në tregun e punës, ekziston përqindje e madhe e papunësisë tek të rinjtë dhe trend i paunësisë afatgjate në mesin e popullatës.