Evropa në panik nga koronavirusi

Në Ballkan është regjistruar edhe personi i parë me korona virus. Ky rast është evidentuar sot në Kroaci, ndërsa i riu ka qenë në pushim në Itali, ndërsa më vonë i janë paraqitur simptomat e këtij virusi vdekjeprurës. Sot këtë e konfirmoi edhe kryeministri, Andrej Pllenkoviq. Sa i përket rajoneve të tjera të botës, Italia është një nga vendet ku më shpejtë zhvillohet ky virus vdekjeprurës. Atje ka 270 raste të konfirmuara, ndërsa 7, për fat të keq humbën jetë dhe nuk arritën të shpëtojnë, ndërsa bëhet fjalë për presona të moshës mbi 70 vjeçe.

Në suaza botërore, janë konfirmuar gjithsej 80 289 raste, ndërsa 2 704 qytetarë kanë vdekur, ndërsa numri i atyre që gjenden në karantinë dhe që janë të izoluar është i madh, me qëllim që të parandalohet ky virus vdekjeprurës. Në Maqedoni deri më tani nuk ka rast të konfirmuar, ndërsa nuk ka asnjë me simptome të korona virusit.