KONFIRMOHET, në Kosovë nuk ka koronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se analizat për dy pacientet e dyshuara me koronavirus kanë dalë negative.

Dy paciente ishin kthyer nga Italia dhe ishin hospitalizuar në Klinikën Infektive, ndërsa u vizituan nga infektologet, ku edhe u bë testimi për coronavirus.

Testi ka rezultuar negativ, ndërsa IKSHP-ja ka thënë përmes një komunikate se në Kosovë ende nuk ka person të infektuar me coronavirus.

Njoftimi i plotë:

Në Kosovë nuk ka koronavirus!

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike sot pasdite ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK se dy paciente t kthyera nga Italia janë hospitalizuar në Kliniken Infektive, SHSKUK.

Pacientet u vizituan nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive, u morën për testim laboratorik në virus SARS-CoV-2.

Ekipi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ka bërë testimin në virus SARS-CoV-2 me metodën rRT-PCR te dy pacientë. Testi ka rezultuar negativ domethënë të dy pacientët nuk janë të infektuar me virusin SARS-CoV-2