Liverpulli barazon rekordin e Sitit

Liverpuli vazhdon ecurinë mbresëlënëse të tij në kampionatin anglez, ku duket se për skuadrën e Klop çdo gjë është e mundur. Liverpulli arriti të sigurojë një fitore 3-2 me përmbysje ndaj Uest Hem në një sfidë ku vuajti më shumë se sa mendohej. Ishte fitorja e 26 në 27 ndeshje të luajtura, e 18-a radhazi në kampionat, duke barazuar rekordin e Mançester Sitit. Skuadra e Klop është shumë më dominuese se ajo skuadër e Guardiolës, pasi ecën me një ritëm të papërballueshme dhe në momentin më të keq, arrin të ndërrojë fatin e sfidës. Uest Hami përmbysi golin e Vanajlldumit , duke shnëuar përmes Diop dhe Fornals dhe kishin edhe disa raste të tjerë për të shënuar golin e tretë. Mirëpo yjet e Liverpullit filluan vallëzimin e tyre dhe Sallah barazoi shifrat para se Mane të vendos rezultatin përfundimtar, duke çuar ekipin në kuotën e jashtëzakonshme të 79 pikëve. Kjo do të thotë se tani matematikisht, Liverpuli nuk mund të bëjë më keq se vendin e tretë në këtë kampionat.