Aksident i rëndë me motoçikletë në Haraçinë

Pas një aksidenti të rëndë me motoçiklete, 22 vjeçari Hamit Rama nga fshati Haraçinë- Shkup, ka ndërruar jetë. Ai së bashku me shokun e tij Afrim Selimi u lëndua rëndë pak orë më parë në afërsi të poliklinikës “Elife”, në hyrje të fshatit Haraçinë, por për fat të keq, nuk arriti t’i mbijetoj plagëve.

Motoçikleta të cilin e ka drejtuar Rama është përplasur me veturën e tipit “Audi”. Pas përplasjes mediat raportojnë se Rama dhe Selimi kishin “fluturuar”, disa metra largë për të përfunduar tek një shtyllë elektrike.

Përpos Ramës, në gjendje kritike dhe në rrezik për jetë është edhe miku i tij, Afrim Selimi.