Xhevat Ademi sërish dëshiron të bëhet deputet

Kalkulimet e fundit politike po bëhen lidhur me deputetët që do të kandidojnë nëpër partite politike në zgjedhjet e 12 Prillit.

Nga partia e Ali Ahmetit e cila trumbetoi për reforma dhe ndryshime si duket këto do mbesin vetëm deklarata të rrejshme për media, shkruajnë mediat vendase.

Pas publikimit të lajmit për Faton Ahmetin si kandidat i mundshëm për deputet nga BDI në zonën e 6, i cili vjen nga dega e Tetovës si dhe mbështetet fuqishëm nga Hazbi Lika dhe ish ushtarët e UÇK-së. Si duket kjo kandidatur i ka hapur derë që edhe njëher të mundohet ti “kënaq apetitet” deputeti i përjetshëm, Xhevat Ademit.

Sipas burimeve të Almakos ai mbrëm ka kërkuar nga disa këshilla vendorë që ta propozojnë për së 5 herë për deputet.

Nga ana tjetër aktivistët e BDI-së shfaqin revolt dhe paknaqësi të madhe për kandidaturën e tij.

Mbetet të shihet që a thua vërtet Ali Ahmeti do të arrijë të çlirohet nga garda e vjetër e politikanëve të cilët tash 20 vite mbajnë poste kyçe.