31 mars, afati për liberalizimin e energjisë elektrike

Ndërmarrjet publike shtetërore, rreth 2,500 të tilla duhet të vendosin deri më 31 mars se prej cilit furnizues do të marrin energji elektrike.

“Këto furnizues seriozisht duhet ta kuptojnë detyrimin dhe në afat sa më të shkurt duhet të fillojnë me zbatimin e furnizimeve publike për atë që deri në fund të muajit mars duhet të zgjedhin furnizues të tyre për energjinë elektrike. Pjesa më e madhe janë komunat dhe ndërmarrjet shtetërore”, tha Marko Bislimoski nga Komisioni rregullator për energjetikë.

Në rast pakujdesisë së ndërmarrjeve, duke mos u kyçur në tregun e lirë deri në afatin e caktuar, ato rezikojnë të larohen nga rrjeti i energjisë elektrike.

Një nga arsyet përse deri më tani këto ndërmarrje nuk e kanë kryer detyrimin, sipas Bislimoskit, është se mendojnë se bëhet fjalë për procedurë të komplikuar.